Porti i Barit anulon udhëtimet drejt Durrësit

Nga A2 CNN
5 Janar 2020, 14:32 | Aktualitet
Porti i Barit anulon udhëtimet drejt Durrësit

Për shkak të përkeqësimit të motit, Porti i Barit është mbyllur sot dhe tragetet nga Bari për në Durrës nuk janë nisur deri në një urdhër të dytë të kapitenerisë.

Drejtoria e Përgjithshme Detare ka njoftuar se Porti i Durrësit është i hapur dhe në gadishmëri, por për arsye të mbylljes së Portit të Barit do të ndalojë nisjen e trageteve nga Durrësi për në Bari, për të shmangur qëndrimin e trageteve dhe të pasagjerëve në radën e Portit të Barit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos