Kisha më e vjetër në zonën e Myzeqesë, ajo e Shën Todrit, do të restaurohet.
Projekti i hartuar nga Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore parashikon ndërhyrje në strukturen e kishës që daton nga shekulli i XVIII. Por, Këshilli Kombëtar i Restaurimeve ka miratuar vetëm projektin e restaurimit dhe bën thirrje për bashkëpunim dhe mbështetje për ruajtjen e trashëgimisë kulturore.
Kisha e Shën Todrit në periudhën e Mesjetës ka shërbyer si manastir e më vonë rreth viteve 1800 si kishë. Mendohet të jetë e dyta ndërtesë më e vjetër pas manastirit të Ardenicës dhe është e pasur me afreske unike në llojin e vet.
Kjo kishë është lënë në harresë për një kohë të gjatë, ndërsa komuniteti i krishterë ka një dekadë që bën thirrje për restaurimin e saj. (A2 Televizion)