Etiketimet për Ruçin ngjallin debate në “Absolut 4”

Nga A2 CNN
14 Qershor 2021, 21:29 | Politikë

Është shoqëruar me debate mes Vehap Kokës dhe Aristir Lumezit analiza në studion e Absolut 4 në lidhje me largimin e Gramoz Ruçit nga politika. Shkak për këtë u bë një etiketim që politologu Vehap Kola i bëri kryetarit të Kuvendit kur tha se është politikan që përfaqëson pjesën më të errët të politikës në Shqipëri. Gazetari Aristir Lumezi shprehu mosdakordësinë e tij në lidhje me këtë etiketim, teksa solli në vëmendje ish-kryeministrin Berisha, që ka qenë doktor i bllokut në kohën e diktaturës.

Lumezi: Kemi ca klishe që Ruçi ishte ministri që vrau e preu në Shkodër. Edhe Berisha ka qenë doktor i bllokut.

Kola: Ruçi ka nënshkruar urdhrin për qitës në Shkodër.

Lumezi: Qitës ka edhe sot dhe ata që u vranë nuk u vranë nga snajperat, po dritaret e bodrumeve në 21 janar.

Kola: Ruçi ishte anëtar i byrosë, Sali Berisha nuk ka qenë anëtar i byrosë së Komitetit Qendror.

Lumezi: Ruçi shkoi vetë dhe u paraqit para gjyqit dhe unë jam për atë gjyq. Ajo që thatë ju është e njëjta gjuhë që Berisha dhe të tjerë flasin për të njëjtën ngjarje edhe pas 30 vitesh.

Kola: Berisha nuk ka qenë anëtar i Komitetit Qendror.

Lumezi: Të gjitha dosjet nuk i dimë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos