Largimi i Ruçit, Kalemaj: Nuk ka dhënë ndonjë kontribut të çmuar, duhej të ishte bërë më parë

Nga A2 CNN
14 Qershor 2021, 21:25 | Politikë
Largimi i Ruçit, Kalemaj: Nuk ka dhënë ndonjë kontribut

Analisti Ilir Kalemaj thekson se tërheqja e Gramoz Ruçit ka skena politike duhej të ishte bërë më parë. Në studion e Absolut 4 ai tha se Ruçi nuk ka dhënë ndonjë kontribut të çmuar të mendimit politk apo të sendërtimit të modelit politik. Sipas tij Ruçi ka mbajtur rol konservator në PS dhe ka qenë patriarku i saj në momente kyçe. Kalemaj shprehet se duhet të ketë qarkullim elitash dhe jo riprodhim të tyre.

“Ndërprerja e karrierave politike është normë në vendet me demokraci të konsoliduar. Politikanët janë të kapur nga pushteti në vendet me demokraci të ulët dhe hibride. Janë shumë të rralla rastet e dorëheqjeve politike në këto vite. Janë 40-vjeçarët e sotëm që nuk kishin lindur kur Ruçi kishte nisur të merrej me politikë. Në të gjitha vendet kërkohet bilanc politik. Ka qenë vertebra kurrizore e PS, ka mbajtur rol konservator, ka qenë patriarku i PS në momente kyçe të saj, ka qenë ai që ka bekuar marrjen nga Nano e Rama, ka qenë një eminencë gri që ka lëvizur fijet pas skene, nuk ka marrë rol protagonisti politik. Kjo për shkak edhe të kufizimit të fjalorit dhe ka qenë i rëndësishëm për pikëpamjen organizative strukturore. Nuk ka sjellë kontribut të çmuar për mendimin politik apo paqtimin e gjakrave, apo sendërtimin e një modeli politik. Duhet të ishte tërhequr më parë. Ne kemi nevojë për qarkullim elitash, jo riprodhim elitash”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos