Fatura e shkollave, 95 milionë euro rimëkëmbja pas tërmetit

Nga A2 CNN
5 Shkurt 2020, 16:41 | Sociale
Fatura e shkollave, 95 milionë euro rimëkëmbja pas tërmetit

95 milionë euro do t’i kushtojë Qeverisë shqiptare rindërtimi i shkollave të dëmtuara nga tërmeti. 5 vjet kohë do të marrë ky proces për rikthimin e normalitetit në 307 institucione arsimore. Fatura e rimëkëmbjes dhe dëmeve u bë publike nga ministrja e Arsimit në Komisionin e Edukimit.

“Vlera totale vlerësohen në masën 83 milion euro, ndërsa për rimëkëmbjen, trajnimin e mësuesve, transportin e nxënësve dhe gjithë procesi tjetër mbështetës, do të kushtojë 12 milionë euro dje kjo do të shtrihet për një periudhë 5-vjeçare”, tha ajo.

56 është numri i shkollave të dëmtuara rëndë dhe pjesa tjetër me dëmtime të pjesshme apo të lehta. Durrësi, Tirana dhe Kurbini janë qarqet më të dëmtuara, ndërsa ministrja Shahini deklaroi se orët e humbura për shkak të tërmetit do të zëvendësohen gjatë ditëve të shtuna.

Pas tërmetit të 26 nëntorit, 21 mijë nxënës dhe 1300 mësues e zhvillojnë mësimin në shkolla të tjera. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos