
Një autobus është djegur në orët e para të mëngjesit të sotëm.
Sikurse njofton policia ngjarja ka ndodhur në fshatin Velmish të Roskovecit, ku mësohet se flakët kanë nisur teksa autobusi tip “Man” ishte i parkuar.
Nga hetimet paraprake dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një shkëndijë elektrike në automjet.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes. (A2 Televizion)