Vidhet gomonia në Greqi, gjendet në Karaburun

Nga A2 CNN
24 Prill 2020, 12:03 | Kronikë
Vidhet gomonia në Greqi, gjendet në Karaburun

Një gomone e vjedhur në Greqi, me 2 motorë (9 m e gjatë), është gjetur nga policia në Karaburun, ndërsa janë vënë në pranga dy persona.

Policia ka bërë të ditur se kishin marrë informacion nga pala greke, për një mjet lundrues të vjedhur në shtetin grek, i cili dyshohej se do trafikohej drejt Shqipërisë.

Nisur nga ky informacion është organizuar puna, duke bashkëpunuar me shërbimet e Policisë Kufitare Vlorë, QNOD Durrës dhe Rojën Bregdetare, me qëllim evidentimin e mjetit lundrues në rast se do hynte në ujërat e vendit tonë.

Strukturat e Policisë Kufitare dhe Delta Forcë, nën drejtimin e QNOD Durrës, Rojës Bregdetare Vlorë dhe në bashkëpunim me shërbimet e DVP Vlorë, bënë të mundur, në zonën e Karaburunit, pranë vendit të quajtur "Kepi i Gjuhëzës", bllokimin e mjetit lundrues, si dhe të dy personave që ndodheshin në bord.

Nga këqyrja e mjetit lundrues tip gomone me 2 motorë (9 m e gjatë), nuk është konstatuar asnjë material apo send i kundërligjshëm. Ndërkohë, personat e arrestuar janë shtetasit me iniciale D. S., 43 vjeç dhe P. K., 25 vjeç, banues në Vlorë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos