Gjendet një person i mbytur në Durrës

Nga A2 CNN
25 Prill 2020, 10:53 | Kronikë
Gjendet një person i mbytur në Durrës

Policia e Durrësit bën me dije se ka gjetur trupin e pajetë të një personi të mbytur në një kanal, në lagjen nr.15, të qytetit bregdetar.

Trupi i pajetë i përket 61-vjeçarit I.H. dhe është gjetur nga kalimtarët të cilët kanë lajmëruar policinë për veprime të mëtejshme.

Sipas të dhënave paraprake raportohet se 61-vjeçari I.H. vuante nga problem shëndetësore, megjithatë policia ka nisur një hetim për zbardhjen e ngjarjes. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos