
Arturo Vidal është praktikisht futbollist i Interit. Pasi mbërriti një natë më parë në Milano, mesfushori kilen zhvilloi me sukses vizitat mjekësore, mëngjesin e kësaj të hëne dhe tashmë mbetet vetëm firma me klubin zikaltër.
Për Vidal, që u largua nga Barcelona pas dy sezonesh, ky është një rikthim në Serie A pasi në të kaluarën ka mbrojtur ngjyrat bardhezi të Juventus.
12 milionë euro në sezon do të përfitojë “King Arturo” nga kontrata dy-vjeçare e arritur me Inter. Trajneri Antonio Conte po mendon përfshirjen e tij në formacionin titullar që në ndeshjen e parë, kundër Fiorentinës. (A2 Televizion)