
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha tha se kuorumi për funksionimin e Gjykatës Kushtetuese është lajm i mirë por i vonuar.
Kryetri i opozitës nuk la pa akuzuar qeverinë se e ka kapur drejtësinë. Sipas tij, pas 25 prillit me fitoren e demokratëve, askush nuk mund ta akuzojë Partinë Demokratike se ka kapur drejtësinë dhe lufta ndaj korrupsionit është beteja kryesore e saj.
"Ata e kuptojnë më mirë se kushdo se mungesa e drejtësisë, ka çuar në këtë situatë vendin tonë, i cili sot është ndër më të korruptuarit në botë. Korrupsioni ka gërryer ekonominë, ka rritur papunësinë dhe u ka hequr çdo mundësi të rinjve që duan të punojnë e të jetojnë në vendin e tyre.", u shpreh mes të tjerësh Basha. (A2 Televizion)