“Foltorja”, Zekthi: Do të ishte më e ndershme të kërkonte pastrimin e partisë nga të korruptuarit

Nga A2 CNN
17 Dhjetor 2021, 09:04 | Politikë
“Foltorja”, Zekthi: Do të ishte më e ndershme të

Fitim Zekthi, anëtari i kryesisë së PD-së, ishte i ftuar në "Dita jonë", mëngjesin e së premtes, nga ku foli për situatën brenda PD-së dhe kuvendin e ditës së shtunë.

Ai u shpreh se kuvendi i 18 dhjetorit është i ligjshëm në ndryshim nga ai i një jave më parë. “Nesër PD-ja do të zhvillojë Kuvendin Kombëtar të thirrur nga kryesia dhe kryetari Basha. Delegatët nga e gjithë Shqipëria do të marrin pjesë në atë kuvend, i cili do të jetë i ligjshëm dhe nuk mund të krahasohet me atë të para një jave. Ai i datës 11 ishte një takim i madh i demokratëve të thirrur nga Berisha”, u shpreh Zekthi.

Më tej, teksa komentoi edhe lëvizjen e Berishës, ai theksoi se do të ishte më e ndershme për ata që veç ndryshimit të statutit, të kërkojnë edhe pastrimin e partisë nga të korruptuarit.

“Ajo lëvizje do të ishte më e ndershme nëse do të kërkonte pastrimin e partisë nga të korruptuarit. Të korruptuar janë njerëzit që kanë qenë qeveritar dje, jo thjesht ministrat, por njerëz të administratës”, tha Zekthi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos