
Taulant Balla ka shfaqur në “Absolut 4” në A2 dhe ambiciet që Partia Socialiste ka në qarkun e Elbasanit për zgjedhjet e 25 prillit, ku ai është dhe drejtues politik.
Duke qenë se në këtë qark pritet të ketë një garë të ashpër ku mund të përmendim Gazment Bardhin, Monika Kryemadhin, Rudina Hajdarin apo dhe Myslim Murrizin, numri dy i socialistëve u shpreh se Partia Socialiste synon deri në 9 mandate në Elbasan.
"Unë mendoj që Partia Socialiste e Shqipërisë do të marrë 8 mandate në qarkun e Elbasanit dhe në rast se opozita do të shkojë kështu mund të marrim dhe 9 mandate. Por gjithçka lidhet me seriozitetin e ekipeve që prezantohen. Mendoj që ekipi i PS është një ndërthurje mes eksperiencës dhe prurjeve të reja. Besoj se procesin që e nisëm dhe jemi duke konkluduar duke ngritur një dritare për të thithur figura të reja përmes portalit “Deputeti që Duam. Është konturuar ekipi në Elbasan, po presim afatet e Kodit. Por është një ekip që respekton komunitetet në 7 bashkitë e qarkut pasi është shumë i madh. Besoj se çdo krahinë e Shqipërisë ka të drejtë për të pasur përfaqësuesin e saj në Kuvend." (A2 Televizion)