
Edhe pse në letër transferta ndaj Beneventos së Inzaghi-t dukej e lehtë për Napolin e Gattuso-s, nuk ka rezultuar aspak kështu në fushën e lojës.
Edhe pse e dominoi pjesën e parë, në fund Napoli u ndëshkua me anë të një goli të shënuar nga Roberto Insigne, duke e bërë të vështirë vazhdimin e sfidës.
Skuadra e Benevento-s mbrohej mirë, ndërsa ishte shumë e rrezikshme në daljet në kundërsulm. Megjithatë, presionit të madh të Napolit, vendasit iu dorëzuan në minutën e 60 kur shënoi Lorenzo Insigne, vëllai i autorit të golit të parë. Goli i fitores për Napolin u shënua nga Petagna për të cilin ishte i pari me këtë skuadër.
Me këtë fitore, Napoli shkon në vendin e dytë me 11 pikë, një më pak se Milani i vendit të parë. Në sfidën tjetër të kësaj të diele, Parma u ndal në një barazim 2-2 nga Spezia, ndërsa në ndeshjen e zhvilluar në mesditë, Cagliari triumfoi 4-2 me Crotonen. (A2 Televizion)