Goleadë historike në kampionatin holandez

Nga A2 CNN
24 Tetor 2020, 18:55 | Futboll
Goleadë historike në kampionatin holandez

Ajax ka shkruar sërish historinë e futbolit holandez duke fituar në transfertë ndaj Venlo me rezultatin 13-0.

Ky është rezultati më i thellë i regjistruar në Eredivisie, duke thyer rekordin e PSV, që në vitin 2010 mposhti Feyenoord 10-0.

Vendasit luajtën me 10 lojtarë duke nisur nga minuta e 54-t, por ky nuk është justifikim, pasi rezultati në atë moment ishte vetëm 4-0. Më pas, çdo top që hynte në zonën e VVV, përfundonte në rrjetë.

Traore shënoi 5 gola, ndërsa festës iu bashkuan edhe Huntelaar me dy gola, Lisandro Martínez, Blind, Anthony, Ekkelekamp (2 gola) dhe Tadic. (A2 Televizion)

https://www.youtube.com/watch?v=Q_rbYjc0VBQ

A2 CNN Livestream

Latest Videos