
Pas tre ndeshjesh radhazi pa fitore (dy në Serinë A dhe një në Champions), Inter rigjen buzeqeshjen në transfertë ndaj Genoa.
I zakonshmi Romelu Lukaku dhe Danilo D’Ambrosio shënuan në pjesën e dytë për t’i dhënë fitoren 2-0 zikaltërve dhe vendin e tretë provizor në Serinë A, me 10 pikë pas 5 ndeshjeve të para.
Ndërkohë, Atalanta është mposhtur 1-3 në shtëpi nga Sampdoria, duke regjistruar humbjen e dytë radhazi në kampionat. (A2 Televizion)