
Vitet e fundit të jetës së Diego Armando Maradonës kanë qenë të vështira. Legjenda e futbollit, i cili ndërroi jetë, të mërkurën, pas një problemi me zemrën, ka pasur shumë probleme ekonomike.
“Llogarinë bankare e kishte bosh. Mund të themi se vdiq i varfër. Ia morën pothuajse të gjitha, ndërsa pjesën tjetër ia falte njerëzve”, tregon për “La Gazzetta dello Sport” gazetari argjentinas, Luis Ventura.
“Vitet e fundit, Maradona ka jetuar vetëm me pagën si trajner te skuadra Gimnasia”, shtoi gazetari.
Sipas mediave argjentinase, Maradona merrte 1 milion euro te Gimnasia y Esgrima La Plata, një shifër jo e konfirmuar zyrtarisht. (A2 Televizion)