Indinjohet Argjentina, punëtorët e agjencisë funerale postojnë fotot me kufomën e Maradonës

Nga A2 CNN
27 Nëntor 2020, 09:24 | Futboll

E pabesueshme ajo që ka ndodhur dje në Argjentinë. Dy punonjës të agjencisë funerale kanë dalë në foto pranë kufomës së Diego Armando Maradonës dhe më pas i kanë postuar pamjet në rrjetet sociale.

Miqtë më të afërt të legjendës së futbollit janë tërbuar nga ky veprim, ndërsa avokati i Diegos, Matias Morla, ka premtuar se përgjegjësit do të marrin dënimin e merituar shumë shpejt.

“Për kujtimin e mikut tim, nuk do ta lë këtë çështje të kalojë. Përgjegjësit do të paguajnë për këtë që kanë bërë”, tha Morla.

Punëtorët e agjencisë funerale janë pushuar menjëherë nga puna. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos