Napoli triumfoi 2-0 në ndeshjen ndaj Rijeka-s të vlefshme për grupet e Europa League. Takimi nisi me nderime për legjendën e futbollit Diego Armando Maradona.
Para se skuadra e Napolit të zbriste në fushën e lojës, me mijëra tifozë u mblodhën rreth stadiumit, i cili pritet të marrë edhe emrin “Diego Armando Maradona Stadium”. Me koret e tyre karakteristike, tifozët krijuan një atmosferë të jashtëzakonshme jashtë stadiumit ku Diego bëri historinë. Ndërkohë, edhe skuadra e Napolit nderoi legjendën teksa 11 futbollistë zbritën në fushën e lojës të gjithë me bluzën me emrin Maradona dhe numrin 10 në shpinë.
Gjatë 90 minutave, skuadra e Gattuso-s realizoi dy gola, i pari autogol, ndërsa Lozano e vulosi rezultatin në 2-0 në pjesën e dytë. Me këtë fitore, Napoli udhëheq grupin me 9 pikë, por kalimi në fazën tjetër ende nuk është vendosur, pasi Sociedad dhe Alkmar kanë nga 7 pikë.
Ndërkohë, edhe Roma mori një fitore të lehtë ndaj Cluj-t në Rumani, 0-2, duke siguruar kalimin e grupit.
Edhe për Tottenham, ndaj Ludogorets, rezultoi një fitore pa shumë vështirësi. Skuadra e Mourinho-s triumfoi 4-0 dhe tashmë është në vendin e dytë, me 9 pikë, po aq sa edhe belgët e Antwerp, ndërsa Lask renditet në vendin e tretë me 6 pikë.
Të gjitha rezultatet e ndeshjeve të katërta në grupet e Europa League (A2 Televizion)
