
Një shtetas në Fushë Krujë ka njoftuar policinë në orët e vona të mbrëmjes pasi në derën e banesës së tij ka gjetur një pako të vogël brenda së cilës kishte lëndë plasëse.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Halil të Fushë Krujës, kur shtetasi A.V. gjeti eksplozivin e pashpërthyer.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punohet për sqarimin dhe dokumentin e rrethanave të këtij rasti, identifikimin dhe kapjen e autorit. (A2 Televizion)