
Ndërron jetë 19-vjeçarja nga Velipoja, e cila bashkë me nënën, vëllanë dhe motrën e saj mbetën të plagosur nga shpërthimi i gazit në Velipoje. Të afërm të familjes Gjoka konfirmojnë ndarjen nga jeta të Danjela Gjokës, e cila ishte dërguar për mjekim të specializuar në Itali.
Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e 4 korrikut, ku rrjedhja e gazit në hotelin e familjes Gjoka, solli plagosjen e rëndë të nënës me tre fëmijet e saj.
Sipas raportimeve nga mjekët në Itali, Alketa Gjoka dhe dy fëmijët e tjerë, 15 dhe 12 vjeç vijojnë që të jenë në gjendje të rëndë shëndetësore. Për këtë ngjarje është arrestuar Petrit Mollja, tregtar gazi, sepse dyshohet se ai i shiti gazin familjes Gjoka në Velipojë.
Policia bëri me dije se Mollaj, 46-vjeç, banues në Shkodër, tregtonte gaz në kundërshtim me ligjin, ndërsa një ditë pas ngjarjes në Velipojë, atij iu bllokua aktiviteti. (A2 Televizion)