Vrasja e Devi Kasmit, SPAK jep pretencën për grekun Efthimious

Nga A2 CNN
14 Maj 2020, 12:41 | Kronikë
Vrasja e Devi Kasmit, SPAK jep pretencën për grekun Efthimious

Efthimiou Efthimious, ish-efektivi i forcave speciale greke rrezikon një dënim me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Posaçme.

Prokurorët e SPAK kërkuan këtë masë dënimi për të, duke pretenduar se rezulton e provuar se ai është autori i vrasjes së Devi Kasmit.

Për të bashkëpandehurin e tij, Elton Halipaj, SPAK kërkoi një dënim me 35 vjet heqje lirie. Ngjarja për të cilën akuzohen Efthimious dhe Halipaj ndodhi mbrëmjen e 29 janarit 2018 në rrugën “Kongresi i Manastirit” në kryeqytet. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos