Mustafa Lici, babai i Ibrahim Licit të shpallur në kërkim nga ana e policisë, refuzon t’i përgjigjet formularit të vetëdeklarimit të dërguar nga Operacioni Forca e Ligjit për të deklaruar pasurinë.
Sipas Mustafa Licit, djali i tij nuk është një person në hetim dhe për këtë arsye i ka dërguar përgjigje me shkrim OFL-së duke i bërë me dije se ai nuk është subjekt i këtij ligji.
Mustafa Lici në letrën që i ka kthyer OFL-ja bashkëngjit dhe përgjigjet që avokati i familjes ka marrë nga prokuroria ku shprehet qartë se Ibrahim Lici nuk është person në hetim.
Ky rast shënon edhe refuzimin e parë të një kërkese të OFL-së. (A2 Televizion)