Aksident me vdekje në Gramsh, mikrobusi del nga rruga

Nga A2 CNN
13 Maj 2020, 17:31 | Kronikë
Aksident me vdekje në Gramsh, mikrobusi del nga rruga

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e së mërkurës në Gramsh, ku për pasojë ka humbur jetën një person.

Sipas policisë, mjeti tip mikrobus ka dalë nga rruga pranë fshatit Kabash dhe për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i tij A.Ll. 35 vjeç si dhe janë plagosur 4 pasagjerë.

Shkak për aksidentin mendohet të ketë qenë një difekt teknik në mjet. Të plagosurit janë dërguar në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë grupi hetimor në vendngjarje, po punon për zbardhjen e aksidentit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos