OFL i dorëzon formularin dy të dënuarve për vjedhje

Nga A2 CNN
2 Qershor 2020, 10:56 | Kronikë
OFL i dorëzon formularin dy të dënuarve për vjedhje

Në kuadër të Operacionit Forca e Ligjit, i është dorëzuar këtë të martë formulari i vetëdeklarimit të burimeve të pasurisë dy personave, të dënuar për vjedhje.

Zejnel Meçe, banues në Kukës, i dënuar me 10 vjet burgim nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Vjedhja me pasoja të rënda” dhe Bujar Ajeti, banues në Kukës, i dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Pukë, për veprën penale “Vjedhja me armë”, e kryer në bashkëpunim, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos