
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në afërsi të Fierit, ku sot në mëngjes është gjetur një trup pa shenja jete.
Viktima, është identifikuar si shtetasi G.Gj., 50-vjeçar banues në lokalitetin Vajkan, vend ku është gjetur edhe trupi. Nga informacionet paraprake, mendohet se personi po lëvizte me biçikletë dhe është aksidentuar nga një automjet që nuk ka ndaluar.
Mjeti tashmë po kërkohet nga forcat e policisë që ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. (A2 Televizion)