Gjykata Kushtetuese, Yuri Kim: Meta dhe Ruçi të punojnë që të jetë funksionale brenda vitit

Nga A2 CNN
18 Shtator 2020, 14:31 | Politikë
Gjykata Kushtetuese, Yuri Kim: Meta dhe Ruçi të punojnë që

Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim, i bëri thirrje presidentit Ilir Meta dhe kreut të Kuvendit, Gramoz Ruçi, që të punojnë për ngritjen e Gjykatës Kushtetuese brenda fundit të vitit.

“Faleminderit Presidenti Meta dhe kryeparlamentari Ruçi, që e keni bërë të qartë që Shqipëria duhet të ketë një Gjykatë Kushtetuese funksionale tani. Jemi dakord. Duke marrë parasysh opinionin e Komisionit të Venecias, këta dy udhëheqës duhet të punojnë urgjentisht me institucionet përkatëse për ta realizuar këtë para fundit të vitit 2020”, shkroi Kim në Twitter. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2020/09/16/gjykatat-jofunksionale-meta-ankohet-ne-ked-po-vonohet-kushtetuesja-dhe-gjykata-e-larte-2/
https://a2news.com/2020/09/07/ruci-vonesat-e-ked-nuk-duhen-toleruar-me-ne-1-janar-gjykata-kushtetuese-duhet-te-nise-nga-puna/

A2 CNN Livestream

Latest Videos