Këshilli Politik, Gjiknuri: PD-ja kërkon qiqra në hell

Nga A2 CNN
18 Shtator 2020, 13:14 | Politikë
Këshilli Politik, Gjiknuri: PD-ja kërkon qiqra në hell

Pas mbledhjes së sotme të Këshillit Politik, Damian Gjiknuri tha se opozita jashtëparlamentare ka për synim që të krijojë një krizë artificiale.

“Partia Demokratike bojkotoi sot Këshillin Politik, me të njëjtat qëndrime që për mua kanë synim që të hedhin në erë këtë proces dhe të krijojnë një krizë artificiale. Stiset një debat i kotë: a duhet tani ODIHR apo më vonë? ODIHR është organizatë e specializuar për të dhënë mendim juridik mbi produkte konkrete. Sot ne sollëm një draft konkret dhe ODIHR shprehet mbi drafte, jo mbi sherre teorike. Ky proces nuk mund të zvarritet përtej shtatorit”, tha Gjiknuri.

“PD nuk do vazhdimin e kësaj tavoline, do krizë artificiale dhe t’i thotë shqiptarëve që këto janë ndryshime të njëanshme. Këto janë sebepe për të justifikuar situatën e tyre politike. PD-ja kërkon qiqra në hell”, shtoi Gjiknuri. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2020/09/18/opozita-jashteparlamentare-largohet-nga-tryeza-e-keshillit-politik/

A2 CNN Livestream

Latest Videos