Opozita jashtëparlamentare largohet nga tryeza e Këshillit Politik

Nga A2 CNN
18 Shtator 2020, 13:00 | Politikë
Opozita jashtëparlamentare largohet nga tryeza e Këshillit Politik

Opozita jashtëparlamentare është larguar nga mbledhja e Këshillit Politik, pasi, sipas saj, po pret përgjigje nga mazhoranca për ekspertizën e OSBE/ODIHR.

https://a2news.com/2020/09/18/keshilli-politik-gjiknuri-pd-ja-kerkon-qiqra-ne-hell/

“PS kërkon të ndryshojë atë që është konsensualisht e dakordësuar. Ia bëmë të qartë që do të presim përgjigjen e mazhorancës për çështjen e koalicioneve. Pa marrë përgjigje ekspertize nga OSBE/ODIHR, mund të vijojmë vetëm me çështje të tjera në tryezë. Koalicionet ruhen siç janë dhe lista 100% të hapura, nuk lëvizim nga këto kërkesa. Nëse nuk gjendet konsensus, i drejtohemi OSBE/ODIHR-it”, tha përfaqësuesi i PD-së, Oerd Bylykbashi.

Ndërsa përfaqësuesi i LSI-së, Petrit Vasili, theksoi: “PS po bojkoton Marrëveshjen e 5 Qershorit. Kërkesa e opozitës vetëm ndërton konsensus dhe dialog”. (A2 Televizion)

https://a2news.com/video/tryeza-e-keshillit-politik-zbardhet-drafti-i-propozuar-nga-mazhoranca/

A2 CNN Livestream

Latest Videos