
Gjykata Kushtetuese nis shqyrtimin e zgjidhjes së mosmarrëveshjes së kompetencave mes kryeministrit dhe presidentit lidhur me interpretimin e nenit kushtetues për emërimin dhe shkarkimin e ministrave.
Bledar Dervishaj, përfaqësues i presidentit deklaron se nuk ka lindur asnjë mosmarrëveshje e karakterit kushtetues, ndërsa shton se kërkimi i kryeministrit është bërë vetëm në kontekst politik.
“U hodh teza e ndryshimit të kufirit Kosovë-Serbi. Më pas vendi u përfshi në disa protesta dhe në këtë kohë erdhi dhe propozimi i kryeministrit për ndryshimin e një pjese të qeverisë. Presidenti realizoi takim me kryeministrin më 4 janar ku i ka kërkuar shpjegime shtesë dhe kanë diskutuar mbi riformatimin e kabinetit qeveritar.
Presidenti i tha të rishikonte mundësinë e propozimit Cakajt, për shkak të mungesës së përvojës, etj. Të nesërmen kanë dekretuar ministrat e tjerë, por është refuzuar emërimi i Cakajt.
Pasi u njoh me shkresën e datës 10 janar kryeministri përcolli shkresën për shkarkimin e Bushatit dhe më vonë emrin e tij për emërim në pozicionin e ministrit të Jashtëm.
Të tre palët e kanë shprehur tashmë vullnetin e tyre përmes akteve. Nuk ka lindur asnjë mosmarrëveshje e karakterit kushtetues. Kërkimi i kryeministrit është bërë vetëm në kontekst politik”, deklaroi Bledar Dervishaj, përfaqësues i presidentit. (A2 Televizion)