Shqipëria po fiton 3-1 ndaj Kazakistanit, duke u treguar ekip më teknik dhe superior. Por ndeshja e sotme e Nation League ka shumë gjasa të mbahet mend nga goli i shënuar në minutën 25 nga mbrojtësi Aibol Abiken.
Shqipëria po festonte ende golin e Ismailit, kur mbrojtësi “mendoi” një gol fantastik me një parabolë që i la të shtangur të pranishmit e pakët në Arenën Kombëtare. (A2 Televizion)