
Parlamenti holandez voton sot hapjen ose jo të kuadrit negociues të Shqipërisë me BE-në.
Seanca për Europën dhe punët e jashtme nis në orën 09:30 dhe përfundon në 11:30, ku brenda këtij minutazhi pritet të votohet dhe për Shqipërinë.
Pak ditë më parë, Holanda miratoi raportin paraprak të BE-së ku vendi ynë vlerësohej për progresin në reforma. Vendimi final për hapjen e kuadrit negociues për Shqipërinë pritet të jepet në mbledhjen e Këshillit të Ministrave të BE-së në Bruksel më 24 dhe 25 qershor. (A2 Televizion)