U konfirmua dënimi, Bardhi: Një tjetër burgaxhi i Ramës largohet nga bashkitë

Nga A2 CNN
15 Qershor 2021, 14:32 | Politikë
U konfirmua dënimi, Bardhi: Një tjetër burgaxhi i Ramës

Pasi Prokuroria e Përgjithshme, konstatoi se kryebashkiaku i Mallakastrës, Qerim Ismailaj, ka qenë i dënuar në Greqi me 3 vjet burg, ka reaguar sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike.

Bardhi shkruan se denoncimi i PD-së rezultoi i vërtetë dhe se një tjetër burgaxhi i Edi Ramës do të largohet nga qeverisja.

“Sot kemi një lajm të mirë! Një tjetër burgaxhi i Edi Ramës do të largohet nga qeverisja. Megjithëse me 1 vit e gjysëm vonesë, u provua vërtetësia e qëndrimit të Partisë Demokratike se Kryebashkiaku ilegjitim i Mallakastrës, Qerim Ismailaj, është i dënuar me burg në Greqi dhe se ai e ka fshehur këtë fakt në formularin e dekriminalizimit.

Qerim Ismailaj është produkt politik i Edi Ramës, njësoj si mbi 20 kriminelë të tjerë që ai i futi në parlament, i emëroi në bashki dhe vazhdon me ta bashkëqeverisjen për të vjedhur pasuritë e shqiptarëve dhe bashkë me to, edhe votën e tyre. 

Megjithatë, përballë të vërtetës, Edi Rama është i pafuqishëm për të mbrojtur kriminelët që e sollën në pushtet. Herët apo vonë, edhe ai vetë do të përballet me drejtësinë! E vërteta vonon, por nuk harron!”, shkruan Bardhi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos