
Kolegji Zgjedhor rrëzoi kërkesat e partisë demokratike edhe për qarqet Fier e Elbasan, të fundit të mbetura nga procesi i ankimimit të 25 prillit. Njësoj si në rastet e tjera, kërkesa e PD për pavlefshmëri të zgjedhjeve, nuk bindi Kolegjin Zgjedhor.
“Kolegji Zgjedhor mori vendim rrëzimin e padisë nga Aleanca për Ndryshim”.
Sipas përfaqësuesit ligjor të Partisë Demokratike Marash Logu, Kolegji Zgjedhor vijoi të vepronte bazuar në porosi të Edi Ramës.
Vendimet për kërkesat ankimore të qarqeve Fier dhe Elbasan i dhanë fund procesit të ankimimit të zgjedhjeve pranë Kolegjit Zgjedhor, duke i hapur rrugë komisionit qendror të zgjedhjeve të shpallë rezultatin përfundimtar të garës së 25 Prillit. (A2 Televizion)