Zgjedhjet në PD mbaruan, por çfarë prodhuan? Fatbardh Kadilli përgjigjet në A2

Nga A2 CNN
15 Qershor 2021, 21:21 | Politikë
Zgjedhjet në PD mbaruan, por çfarë prodhuan? Fatbardh Kadilli

Fatbardh Kadilli, i ftuar në studion e “Ditari” në A2, deklaroi se “me zgjedhjet që bëri, Partia Demokratike preferoi që të vazhdonte inercinë dhe lidhjen emocionale me kryetarin në zyrë”, gjë që nuk mjafton për të mposhtur mazhorancën.

“Partia Demokratike ka nevojë që të vijojë reflektimin, pasi gara nuk ishte vetëm kush do të ishte kryetari, por të ngrihej një opozitë e re. Projekti i zotit Basha, për mua, është i shterruar. Ndaj, unë nuk e shpalla kandidaturën si Kadilli, por kisha edhe propozim politik për ringritjen e PD-së”, deklaroi Kadilli.

“Me zgjedhjet që bëri, partia preferoi që të vazhdonte inercinë dhe lidhjen emocionale me kryetarin në zyrë. Kjo nuk mjafton, pasi rezultati dihet. Partia duhet të ndryshojë dhe propozimi im është e vetmja alternativë që ka sot për diskutim në PD”, shtoi Kadilli.

Sipas tij, “unë në 3 javë arrita që të fitoj disa qindra vota dhe jam i bindur se me më shumë kohë do të kem shumë më tepër mbështetje dhe shumë më tepër vota”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos