
Dy vëllezër binjakë ndodhen në spital për të marrë ndihmë mjekësore pasi janë rrahur me mjete të forta nga dy persona të paidentifikuar.
Ngjarja ka ndodhur në Sauk të Vjetër, në kryeqytet, ndërkohë që të lënduarit janë vëllezërit 32-vjeçarë I.S dhe E.S.
Me ardhjen e shërbimeve të Policisë, autorët e krimit janë larguar nga vendi i ngjarjes, dhe janë në kërkim nga forcat e rendit. (A2 Televizion)