Integrimi, Rama: Nëse Bullgaria do të bllokojë sërish Maqedoninë e Veriut në qershor, do të kërkojmë të na ndajnë

Nga A2 CNN
11 Prill 2022, 19:36 | Politikë
Integrimi, Rama: Nëse Bullgaria do të bllokojë sërish

Nëse në Qershor nuk do të hapen sërish negociatat për Shqipërinë për shkak të bllokimit që Bullgaria mund t’i bëjë Maqedonisë së Veriut, atëherë Shqipëria do të kërkojë të ndahet dhe të mos penalizohet nga konflikti i tyre. Kështu deklaroi kryeministri Edi Rama në konferencën e përbashkët për shtyp me kancelarin gjerman Olaf Scholz, nga i cili mori angazhim personal për këtë çështje.

“Kjo do të ndodhë nga ana jonë vetëm nëse në qershor nuk do të hapen përsëri negociatat për shkak të Bullgarisë. Deri në qershor ne do vazhdojmë të jemi në një linjë me Maqedoninë e  Veriut  që të dyja vendet duhet të marrin dritën jeshile, nëse Bullgaria do të bllokojë sërish Maqedoninë do kërkojmë të na ndajnë, sepse është diçka e pamundur të përballohet gjatë, që t’i të mos dalësh dot nga shtëpia se duhet të zgjidhin problemin me njëri-tjetrin dy fqinj”.

Rama nuk e fshehu zhgënjimin e përsëritur nga BE në lidhje me integrimin dhe theksoi se Shqipëria do të vazhdojë të bëjë punën e saj jo për Brukselin por për të ardhmen e fëmijëve.

“Ne nuk presim asgjë jemi zhgënjyer në mënyrë të përsëritur për disa vjet që për ne ka qenë e rëndësishme se ke është vetmja strukturë që ka kapacitetin të vlerësojë objektivisht ecurinë e vendeve, kurse këshilli merr vendime politike. Të mësuar me zhgënjimet ne nuk presim asgjë përveç asaj që na takon. Nëse nuk do ta marrim nuk do mërzitemi por do të vazhdojmë të bëjmë punën tonë. Nuk e bëjmë për Brukselin, por për fëmijët tanë”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos