Ishte në borxhe prej drogës, shet djalin për 2500 $

Nga A2 CNN
8 Prill 2019, 22:18 | Bota
Ishte në borxhe prej drogës, shet djalin për 2500 $

Një grua në Teksas ka shitur djalin për 2500 $ për të shlyer një borxh për blerje droge. Për këtë ajo është dënuar nga Gjykata me gjashtë vjet burg.

Sipas prokurorëve, Esmeralda Garza, nga qyteti Corpus Christi, po planifikonte të shiste edhe dy vajzat, të moshës 2 dhe 3-vjeçare.

Autoritetet e gjetën djalin e saj në një shtëpi në qytet ndërsa po kryenin një kontroll për lëndë narkotike qershorin e vitit të kaluar, ndërsa aty gjendeshin edhe vajzat e saj. Një grua brenda shtëpisë u tha se e kishte blerë djalin për 2500 $, raporton “USA Today”. Garza tha në polici se ajo dhe i dashuri kishin një borxh të pashlyer pasi kishin blerë drogë te gruaja në fjalë dhe për këtë arsye i kishte dhënë djalin, duke marrë edhe 500 $ cash si “kusur”.

Roland Olivarez II, babai i 7-vjeçarit, tha se nuk e kishte idenë që i biri ishte në rrezik: “Ishte gjëja e fundit që mendoja se mund të bënte”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos