All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Javier Mascherano tërhiqet nga futbolli aktiv

Nga A2 CNN
16 Nëntor 2020, 11:36 | Futboll
Javier Mascherano tërhiqet nga futbolli aktiv
All - Paragraf - 1

Javier Mascherano, ish-futbollist i Liverpool, Barcelonës, kombëtares Argjentinase, ka vendosur të tërhiqet nga futbolli i luajtur në moshën 36-vjeçare.

Mascherano e mbylli karrierën e tij te skuadra argjentinase Estudiantes, e cila organizoi edhe një konferencë për shtyp të lojtarit, ku ai deklaroi “varjen e këpucëve në gozhdë”.

All - Paragraf - 3

“Dua t’iu bëj me dije që sot do të tërhiqem nga futbolli i luajtur, dua të falenderoj këtë klub që më dha mundësinë të kthehesha në Argjentinë dhe ta mbyllja karrierën këtu”, tha Mascherano. Karriera e 36-vjeçarit është e mbushur me trofe, kryesisht të fituar me Barcelonën, ndërsa ai mbajti veshur edhe bluzën e Argjentinës në 147 ndeshje. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos