Kombëtarja rikthehet te fitorja dhe këtë e bën me një ndeshje relativisht të mirë ndaj Kazakistanit shumë modest në Arenën Kombëtare.
Një rikthim i rëndësishëm ai Ledjan Memushajt, që lidhi bukur pikat e pasimit mes reparteve. Abrashi solli pak filozofinë e Kombëtares me grintë dhe vrapim.

Etrit Berisha: 5.5 
Ardian Ismajli: 6 
Berat Gjimshiti: 6.5 
Frederic Veseli: 6 
Elseid Hysaj 6 
Amir Abrashi: 7 
Sherif Kallaku: 5 
Ledian Memushaj: 6 
Myrto Uzuni: 5.5 
Rey Manaj: 5 
Sokol Cikalleshi: 6.5 
Edi Reja: 6
Cikallëshi rikthehet te goli, në një ndeshje bindese, ndërsa nuk u ngrit në lartësinë e duhur Kallaku, një futbollist nga i cili pritej shumë.
Reja gjeti harmoninë dhe grintën, duke e shfrytëzuar këtë ndeshje si një provë të rëndësishme përpara përballjes me Bjellorusinë, që është vendimtare për vendin e parë në grup. (A2 Televizion)
Galeria fotografike ( )
