
Agron Shehaj, një nga kandidatët për të marrë kreun e Partisë Demokratike, gjatë një konference për shtyp u shpreh se nuk kishte diçka personale me Lulzim Bashën.
Ndërkaq, Shehaj shtoi se nëse zgjidhej kryetar i demokratëve, nuk do të bashkëqeveriste me socialistët.
“Nuk kam asnjë inat personal ndaj Lulëzim Bashës. Dhe shpresoj që dhe ai të mos mendojë se kam diçka personale. Unë mendoj se Lulzim Basha bëri aq sa mundi, por fatkeqësisht humbi zgjedhjet dhe nuk mund të vazhdojmë të presim. Duhet që PD të marrë masa të bëjë ndryshime dhe të fitojë në zgjedhjet e 2025.
Kjo ka të bëjë me fatin e PD dhe fatin e Shqipërisë. Ne lamë në pushtet një nga qeveritë më të korruptuara të këtyre 30 viteve. Nëse unë do të zgjidhem kryetar i Partisë Demokratike në asnjë mënyrë nuk do të ketë bashkëqeverisje”, u shpreh Shehaj. (A2 Televizion)