Edhe pse në kategorinë e tretë spanjolle, në radhët e skuadrës së dytë të Barcelonës, sulmuesi i Kombëtares shqiptare të futbollit Rei Manaj po shkëlqen këtë sezon.
Manaj shënoi sërish këtë të diel. Ai realizoi golin e katërt për skuadrën e tij në fitoren 3-4 ndaj Villarreal B. Ky ishte goli i 12 për Manajn me skuadrën e dytë të Barcelonës këtë sezon.
Ndërkohë, këtë të diel realizoi edhe Kristal Abazaj në Turqi, i cili shënoi golin e parë skuadrën e tij të Istanbulspor AS ndaj Ankaraspor. (A2 Televizion)