
Në Serie A janë skuadra për t’u mundur, të paktën nga ajo që është shfaqur deri më tani, ndërsa në Europë kualifikimi nuk është siguruar ende.
Milan vihet sot përballë Celtic, kundërshtarëve më të dobët në grup dhe kërkon të rikthehet te fitorja pasi një rezultat tjetër veç sa do të rrezikonte seriozisht vazhdimësinë e kuqezinjve në këtë kompeticion.
Milanit i rikthehet tekniku Stefano Pioli, i cili ka lënë pas koronavirusin, por do të duhet të bëjnë pa udhëheqësin e skuadrës Ibrahimovic, që vijon rikuperimin nga dëmtimi i pësuar kundër Napolit. Disi në pozita më të favorshme këta të fundit të cilët kryesojnë grupin F me 9 pikë, por kanë nga pas francezët e Lilë dhe holandezët e Alkmar, me nga 7 pikë.
Napoli e ka gjithsesi fatin e tij në dorë pasi do të mjaftonte një fitore sot dhe do të mbyllte llogaritë e kualifikimit.
Mes 24 skuadrave më të mira e kanë vendosur prej ditësh emrin klubet angleze, Arsenal dhe Leicester. “Topçinjtë” që nuk janë ndalur në asnjë moment ndeshen pa shumë impenjim me Rapid Vjenës. Leicester, ndërkohë edhe i kualifikuar do të synojë fitoren me grekët e AEK-ut, për të blinduar vendin e parë. Interesante është situata në grupin ku ndodhen londinezët e tjerë, Tottenham, që edhe pse skuadra shumë herë më poshtë nivelin e tyre ndodhen aktualisht në vendin e dytë. Skuadra e Mourinho-s ndeshet sot me Lask Linz, por sipas gjasave do të ketë një finale për vendin e parë me belgët e Antverp në raundin e fundit të grupeve. (A2 Televizion)