Një automjet i blinduar dhe patrulla policie në banesë, shtohet siguria fizike për kreun e SPAK

Nga A2 CNN
30 Gusht 2023, 11:41 | Aktualitet
Një automjet i blinduar dhe patrulla policie në banesë, shtohet

Gjatë javëve të fundit është shtuar siguria fizike për drejtuesin e SPAK, Altin Dumani.

Burime policore bënë me dije se në dispozicion të lëvizjeve të tij është vendosur një automjet i blinduar, ndërsa pranë banesës së tij është planizuar një patrullë policie.

Informacioni konfirmohet edhe nga SPAK, e cila njofton se mbrojtja e Dumanit është konform procedurave standarde të miratuara.

Në zbatim të akteve ligjore dhe nënligjore Drejtuesi i Prokurorisë së Posacme mbrohet nga Garda e Republikës e cila bashkëpunon dhe koordinon veprimet me Policine e Shtetit. Mbrojtja e Drejtuesit të Prokurorisë është konform procedurave standarte të miratuara.

Njoftim i SPAK

Kujtojmë se në muajt e fundit, Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka ndërmarrë një sërë aksionesh në kuadër të të cilave janë vënë në pranga persona të dyshuar, mes të cilëve edhe zyrtarë apo ish-zyrtarë të shtetit. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/08/25/sterilizimi-ne-spak-rama-nje-nga-punet-me-te-bukura-qe-kemi-bere-kush-shkel-ligjin-do-ta-paguaje/
https://a2news.com/video/spak-nuk-pushon-as-ne-gusht/
https://a2news.com/2023/08/21/hetimi-per-sterilizimin-ilir-beqaj-do-te-ripyetet-nga-spak-per-udhetimet-me-biznesmenet-e-arrestuar/

A2 CNN Livestream

Latest Videos