Aksident me vdekje në Divjakë

Nga A2 CNN
28 Prill 2020, 18:01 | Kronikë
Aksident me vdekje në Divjakë

Një aksident rrugor ka ndodhur pak më parë në zonën e Divjakës, ku për pasojë një person ka humbur jetën.

Sipas policisë, motomjeti i drejtuar nga shtetasi K.Q. 63 vjeç është përplasur me një mjet bujqësor(motorrkorrëse) në fshatin Kashtëbardhë, ku për pasojë ka ndërruar jetë drejtuesi i motomjetit.

Është shoqëruar në Komisariatin e Policisë së Lushnjes, B.Z. drejtuesi i motorrkorrëses dhe po punohet për zbardhjen e ngjarjes. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos