
Gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm, në afërsi të vendit të quajtur "Pushim i shoferit", ka ndodhur një aksident me pasojë vdekjen e një 29-vjeçari.
Shtetasi me inicialet A.P., banues në Sopëz të Lushnjës, duke drejtuar motorin e tij, është përplasur me automjetin tip "Volkswagen" që drejtohej nga shtetasi me iniciale Q.K., 53 vjeç.
29-vjeçari A.P., sipas policisë, ka ndërruar jetë në Spitalin e Lushnjës.
Ndërkohë, është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lushnjë drejtuesi i automjetit. (A2 Televizion)