SPAK mbyll hetimet për ish-kryebashkiakun e Lushnjës, Fatos Tushe

Nga A2 CNN
23 Dhjetor 2021, 12:12 | Kronikë
SPAK mbyll hetimet për ish-kryebashkiakun e Lushnjës, Fatos Tushe

SPAK mbyll hetimet për ish-kryebashkiakun e Lushnjës, Fatos Tushe dhe zyrtarët e tjerë të bashkisë së Lushnjës të akuzuar për shpërdorim detyre dhe shkelje të barazisë në tendera.

Prokuroria u ka komunikuar akuzat zyrtarëve; ish-kryebashkiakut Fatos Tushe, Flamur Peqini, Xhemal Hasko, Blerta Turuku, Ani Simoni, Andri Mushaj, Margarita Gjermeni, Bujar Murati, Ibrahim Lami, Xhemal Hasko dhe Gazment Çela.

Fatos Tushe u arrestua bashkë me zyrtarë të tjerë të bashkisë së Lushnjës më 6 korrik, nga një operacion i ndërmarrë nga SPAK, për akuzën e shpërdorimit të detyrës. Bëhej fjalë për një tender me vlerë rreth 23 milionë lekë për rehabilitimin e një kanali ujitës në dy fshatra.

Tushe ka dalë në përgjime edhe teksa abuzon me karburantin e shtetit. Ai u shkarkua nga detyra nga kryeministri Edi Rama pas aferave korruptive në të cilat ai ishte përfshirë dhe aktualisht ndodhet në masën e sigurisë “Arrest në burg”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos