Kokaina nga Ekuadori, SPAK kërkon 20 vite burg për 2 persona

Nga A2 CNN
29 Qershor 2021, 12:43 | Kronikë
Kokaina nga Ekuadori, SPAK kërkon 20 vite burg për 2 persona

Prokuroria e Posaçme ka kërkuar 20 vjet e 8 muaj burg për dy persona të akuzuar për trafikim të 137 kilogramëve kokainë nga Ekuadori në Shqipëri.

18 vite burg është kërkuar për Altin Myslihakan, e cila nga gjykimi i shkurtuar shkon në 12 vjet, si dhe 13 vite për Ardian Bega, e cila shkon në 8 vjet e 8 muaj nga gjykimi i shkurtuar.

https://youtu.be/9I-DhXoa5vE

Së bashku me Gentian Malindin, për të cilin është veçuar dosja, ata akuzohen se janë personat që morën nga porti i Durrësit drogën, që ishte zëvendësuar në portin e Pireut, Greqi, me oriz. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/06/15/eshte-ne-arrati-gjykata-e-posacme-pezullon-ceshtjen-per-gentian-malindin/

A2 CNN Livestream

Latest Videos