
Një banesë në fshatin Piskupat të Pogradecit është përfshirë nga flakët. Sipas informacioneve paraprake bëhet e ditur se zjarri është ende aktiv, ndërsa si pasojë e flakëve të mëdha që kanë përfshirë banesën prej gati 1 ore është dëmtuar edhe një banesë ngjitur.
Mjetet zjarrfikëse ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e flakëve, ndërkohë sipas burimeve njëra nga banesat aty ku ka nisur edhe zjarri ka pësuar dëme të mëdha.
Fatmirësisht nga flakët nuk ka njerëz të lënduar, ndërkohë që në momentin e zjarrit i cili mendohet të jetë shkaktuar nga pakujdesia nuk ndodheshin njerëz brenda. (A2 Televizion)