“Koordinimi” ve në pranga një tjetër të kërkuar

Nga A2 CNN
8 Prill 2020, 09:29 | Kronikë
“Koordinimi” ve në pranga një tjetër të

Një tjetër person i kërkuar nga drejtësia italiane është vënë në pranga nga policia e Durrësit, në bashkëpunim me Interpolin, në kuadër të operacionit “Koordinimi”.

Në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë dhe për kapjen e personave në kërkim është vënë në pranga, me qëllim ekstradimi 34 vjeçari Bektash Qerimi.

Gjykata e Apelit në Venecia e ka dënuar Bektash Qerimin me 14 vjet burg, për veprat penale "Trafikim i lëndëve narkotike", "Vjedhja me armë" dhe "Vjedhja".

Materialet e arrestimit të përkohshëm i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, e cila po vijon dhe procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos