“Dosja Çili”, prokuroria e Përmetit e dërgon në SPAK

Nga A2 CNN
6 Prill 2020, 17:59 | Kronikë
“Dosja Çili”, prokuroria e Përmetit e dërgon

Prokuroria e Përmetit dërgon në SPAK dosjen Çili. Masa e sigurisë është ajo e detyrimit me paraqitje në organin e Prokurorisë, por Prokuroria e Rrethit e apeloi vendimin duke bërë që dosja të mbahet peng në Gjykatën e Apelit në Gjirokastër, deri mesditën e sotme, kur kjo gjykatë vendosi të lërë në fuqi vendimin e dhënë nga shkalla e parë.

Dosja ndaj publicistit Henri Çili është tashmë kompetencë lëndore e hetimit nga prokuroria e posaçme dhe sot dosja është transferuar në Tiranë.

https://a2news.com/2020/03/05/u-arrestua-per-ndikim-te-gjyqtaret-henri-cili-jep-versionin-e-tij-te-ngjarjes/

Çili u arrestua një muaj më parë pas një urdhër-ndalimi nga Prokuroria e Përmetit. Ai ishte vënë në hetim për më shumë se 3 muaj në lidhje me ndërhyrjen e një vendimi gjyqësor në Gjykatën e Lartë, ku të pandehur ishin dy autorë të vrasjes së një punonjësi policie gjatë një operacioni në Lazarat.

Prokurori i rrethit Përmet, Asllan Bajramaj, saktësoi për A2 se dosja sot është deleguar për kompetencë lëndore SPAK-ut dhe nesër pritet që kjo Prokurori të shprehet për të.

https://a2news.com/2020/02/28/arrestohet-analisti-dhe-botuesi-henri-cili/

Vetë Çili disa ditë pas arrestimit, gjatë një konference shtypi mohoi akuzat, dhe tha se do të padiste organet e policisë për prishjen e imazhit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos